Universiteti i Prishtinës

 

Historiku i shkurtër i Fakultetit të Mjekësisë

Mbi themelimin e Fakultetit të Mjekësisë ("Gazeta zyrtare e KSAK" nr. 20/69). Kuvendi i KSA të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 17. 6.1969, miratoi Ligjin Fakulteti e filloi punën më 4.12.1969, kur edhe u mbajt ligjërata e parë në lokalet e Fakultetit Filozofik të Prishtinës.
Fillimisht Fakulteti e kishte vetëm Seksionin e Mjekësisë së Përgjithshme, ndërsa në vitin 1975 në kuadër të këtij Fakulteti hapet edhe Seksioni i Stomatologjisë.
Senati i Universitetit të Prishtinës më 15. 5. 1996 miratoi Vendimin mbi themelimin e Seksionit të Farmacisë, ndërsa në vitin 2001 në kuadër të këtij Fakulteti u hap Drejtimi i Fizioterapisë.
Më 7. 2. 1973, Fakulteti i Mjekësisë e zgjeron veprimtarinë e vet të punës edhe në mbrojtjen shëndetësore, pasi që u bashkua me Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës dhe si i tillë u regjistrua në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë (Fi. Nr. 461/74).
Fakulteti i Mjekësisë për herë të parë organizoi studimet pasdiplomike në vitin shkollor 1984/85.
Fillimisht në Fakultet ishin regjistruar 90 studentë shqiptarë, ndërsa mësimi është mbajtur nga mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.
Deri më tani vetëm në Fakultetin e Mjekësisë kanë diplomuar gjithsej 3511 studentë me mësim në gjuhën shqipe.
Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Baçeler.
Me Vendimin nr. 34/01 të datës 7.05.2003 të Ministrisë të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë aprovohet hapja e Departamentit të Infermierisë dhe Mamive në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë. Studimet në këtë Departament janë tri ( 3 ) vjeçare
Në këtë vit shkollor Fakulteti i Mjekësisë ka 1945 studentë, ndërsa në procesin mësimor janë të angazhuar 286 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 29 në punë plotësuese dhe të anagazhuar.





© Universiteti i Prishtinës 2005 të gjitha të drejtat e rezervuara.